Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nis bisedimet për Koopmeinersin

Skuadra e Juventusit edhe zyrtarisht ka nisur bisedimet me Atalantan për mesfushorin e Holandës, Teun Koopmeiners ka njoftuar të enjten “Tuttosport”. Bëhet e ditur se Juventusi po synon të arrijë marrëveshje këtë muaj me Atalantan për transferimin e 25-vjeçarit në verë.

Koopmeiners po pëlqehet shumë nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, që po insiston ta ketë në ekip prej edicionit të ardhshëm.

Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me Atalantan, ekip që po kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij. Koopmeiners është pjesë e Atalantas prej vitit 2021, ndërsa këtë edicion ka gjashtë gola e katër asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm