Mesfushori Teun Koopmeiners do të largohet nga Atalanta, por jo edhe nga kampionati i Italisë. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të martën se 25-vjeçari, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit.
Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e holandezit këtë verë pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion.
Për t’i siguruar shërbimet e tij, Juventusi ka ofruar 40 milionë euro dhe marrëveshja mes klubeve pritet të finalizohet brenda këtij muaji.
Koopmeiners ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa është pjesë e ekipit italian prej vitit 2021. Ai ka 7 gola e 3 asistime këtë edicion në 30 ndeshje të luajtura në Serie A.