Ylli i Atalantas, Teun Koopmeiners, do të jetë prioritet për skuadrën e Juventusit në afatin kalimtar të verës, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” të premten.
Gazeta italiane po ashtu ka shtuar se edhe dy skuadrat e Premier Leagues, Liverpooli e Newcastle, janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit holandez.
Drejtori i Juventusit, Cristiano Guintoli, tash e një kohë të gjatë e përcjellë atë.
Madje, ka tentuar që ta transferojë, edhe sa ishte drejtor sportiv te Napoli.
Koopmeiners ka shënuar shtatë gola në 26 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.
25-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2027, ndërsa çmimi i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.