Pas Arsenalit e Barcelonës, edhe Bayern Munichu është futur në garë për mesfushorin Martin Zubimendi. “Bild” ta njoftuar të mërkurën se Bayerni tashmë ka nisur kontaktet me Real Sociedadin dhe po shihet favorit për shërbimet e mesfushorit defensiv.
Thuhet se Bayerni është pajtuar të paguajë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 60 milionë eurosh për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit.
Zubimendi prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Sociedadit, si dhe ka 2 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.
Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në 16 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm