Sigal Prishtina ka shënuar fitore të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Prishtina e ka mposhtur Bashkimin e Prizrenit me rezultatin 93:74.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.
Takimi ishte për një kohë i barabartë, me kryeqytetasit që dallimin arritën ta bënin në çerekun e fundit.
Kryeqytetasit dhjetëminutëshin e fundit e fituan me rezultatin 28:12, për të marr fitore të rëndësishme në Superligë.
Henry Dugat te Prishtina ishte lojtari më i dalluar me 15 pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime.
U ndihmua nga Muhamedali Janjeva, që shtoi 17 pikë dhe tetë kërcime.
Te Bashkimi u veçua Valon Bunjaku me 15 pikë, pesë asistime dhe pesë kërcime.
Prishtina pas 24 ndeshjeve mban pozitën e pestë me 36 pikë, derisa Bashkimi renditet në vendin e shtatë me 33 sosh.
Të shtunën, Trepça fitoi lehtë ndaj Dritës, kurse Rahoveci mposhti për herë të dytë rresht skuadrën e Pejës.