Sigal Prishtina e ka fituar ndeshjen e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll kundër Bashkimit.
Dueli i luajtur të mërkurën mbrëma në kryeqytet, ka përfunduar me shifrat 73:62 në favor të Prishtinës.
Për Prishtinën, kjo ishte fitorja e tretë rresht që e ngrit në kuotën e 16 pikëve, një më shumë se Bashkimi që regjistroi humbjen e dytë radhazi.
Lejson Zeqiri me 17 pikë të shënuara ishte më efikasi te Prishtina, i përcjellë nga Muhamedali Janjeva që kontribuoi me 14 pikë në këtë triumf.
Ndërkohë, te Bashkimi më të dalluarit ishin Valon Bunjaku (17) e Immanuel King (13 pikë e 10 kërcime).