Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria udhëton e kompletuar për në Moldavi

Futbollistët e Shqipërisë i kanë përfunduar të mërkurën mbrëma përgatitjet në Tiranë para nisjes për në Moldavi.

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi stërvitjen e radhës në stadiumin “Air Albania”, ndërsa të enjten paradite do të udhëtojë drejt Chisinaut ku të premten nga ora 18:00 do të përballet me Moldavinë, në kuadër të grupit E kualifikues për “Euro 2024”.

Lajm i mirë është që Kombëtarja udhëton e kompletuar dhe që forma fizike e lojtarëve është shumë e mirë.

“E gjithë skuadra gëzon shëndet të plotë dhe është në formë mjaft të mirë fizike në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te loja me top”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Shqipëria pret rezultat pozitiv ndaj Moldavisë për ta siguruar për herë të dytë kualifikimin në Evropian.

Edhe Shqipëria nis menjëherë përgatitjet për Ishujt Faroe Sport Shqipëria nis menjëherë përgatitjet për Ishujt Faroe

Ndeshjen e fundit do ta ketë më 20 nëntor në Tiranë ndaj Ishujve Faroe.

Shqipëria është e para në Grupin E me 13 pikë nga gjashtë ndeshje. Çekia është e dyta me 11 pikë nga gjashtë ndeshje. Polonia ka dhjetë pikë nga shtatë ndeshje në vendin e tretë. Pason Moldavia me nëntë pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Ishujt Faroe tashmë janë eliminuar, pasi kanë vetëm një pikë.