Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria gati për fitore edhe ndaj Ishujve Faroe

Përfaqësuesja e Shqipërisë po e synon edhe fitoren e dytë rresht në kualifikimet për “Euro 2024”.

Pas triumfit ndaj Moldavisë në Tiranë vikendin e shkuar, Shqipëria në ndeshjen e dytë të këtij muaji do të përballet në udhëtim me Ishujt Faroe.

Ky duel i takon Grupit H kualifikues dhe zhvillohet të martën prej orës 20:45, në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn.

Aktualisht Shqipëria është e treta në grup me tri pikë të mbledhura, dy më shumë se Ishujt Faroe që renditen në pozitën e fundit.

Të dyja skuadrat i kanë nga dy ndeshje të luajtura, një më pak se Çekia që është lidere me 7 pikë dhe Polonia që zë vendin e dytë me tri pikë të mbledhura. Tri ndeshje në këtë grup i ka edhe Moldavia që është e katërta në tabelë me dy pikë.

Edhe Kuqezinjtë të vendosur për fillim të mbarë Futboll Kuqezinjtë të vendosur për fillim të mbarë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për shtyp, të hënën ka pranuar se ekipin e tij nuk e pret aspak një ndeshje e lehtë. Ai ka insistuar se ndeshja me Ishujt Faroe dallon prej asaj ndaj Moldavisë, të cilën Shqipëria e fitoi me rezultatin 2:0.

Sipas tij, Shqipëria është gati dhe e përgatitur mirë për të luftuar deri në fund ndaj Ishujve Faroe për një rezultat të favorshëm.

“Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër, sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike, lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde”, është shprehur Sylvinho.

“E kemi fokusin vetëm te ndeshja me Ishujt Faroe. Është një rival krejt ndryshe, në fushë, në lojë. Është një ndeshje krejt ndryshe nga e para. Duhet të shohim përpara, kemi një ndeshje kundër Ishujve Faroe që po e përgatisim shumë mirë dhe jemi gati të zbresim nesër në fushë, të luftojmë dhe të marrim maksimumin ndaj një ekipi që luan fort në aspektin fizik dhe dinamik. Duhet të jemi të fokusuar sepse kemi një rival të fortë”.

Edhe mesfushori Ylber Ramadani e ka vlerësuar si të vështirë përballjen me Ishujt Faroe. Ramadani u paraqit përkrah trajnerit Sylvinho në konferencën për shtyp.

Edhe Sylvinho paralajmëron ndryshime për ndeshjen me Suedinë Sport Sylvinho paralajmëron ndryshime për ndeshjen me Suedinë

Ai ka shtuar se janë maksimalisht të motivuar që nga ky udhëtim të kthehen me pikët e plota në Shqipëri.

Edhe Ramadani ka pranuar se Shqipëria do të duhej të përshtatej në fushën me bar sintetik, në të cilën ka zhvilluar sy stërvitje përpara përballjes të së martës.

Për dallim prej Shqipërisë që të shtunën e shkuar regjistroi fitoren e parë në këtë cikël eliminator, Ishujt Faroe u mposhtën në shtëpi nga Përfaqësuesja e Çekisë me rezultatin 3:0.

Ndërkohë në duelin e parë, të luajtur në muajin mars, barazuan 1:1 në udhëtim te Moldavia.

Edhe Shqipëria kërkon fitore në ndeshjen festive me Ishujt Faroe Sport Shqipëria kërkon fitore në ndeshjen festive me Ishujt Faroe

“Besoj se do të dalim në fushë për të dhënë maksimumin dhe të marrin një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Duhet të futemi në ndeshje me qasje shumë të mirë, pra me idenë për t’u kthyer me fitore në Shqipëri. Normalisht çdo ndeshje kemi vetëbesim dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi shumë energji pozitive brenda grupit, jemi shumë të kënaqur pasi trajneri ka futur energji shumë pozitive në ekip”, është shprehur Ramadani.

“Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”.