Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylvinho paralajmëron ndryshime për ndeshjen me Suedinë

Pas paraqitjes dëshpëruese ndaj Kilit, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të ketë tjetër test të rëndësishëm. Të hënën prej orës 19:00 në Solna, kuqezinjtë luajnë me Suedinë.

Të premten mbrëma në Parma të Italisë, Shqipëria pësoi 3:0 ndaj Kilit në miqësore. Kështu testi i parë në vitin e Evropianit ishte i pasuksesshëm.

Shumë më tepër synohet ndaj Suedisë, ndërsa selektori Sylvinho ka paralajmëruar ndryshime në përbërje.

“E dinim që do të jenë ndeshje të vështira. Pas kthimit në Tiranë duhet të mendojmë për listën e Euro 2024. Po vlerësojmë formën e çdo lojtari që të mund të vendosim në fund se cilët lojtarë do të jenë pjesë e listës. Ndaj Suedisë duhet të bëjmë lojë të mirë. Kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë dhe me histori”, ka thënë Sylvinho në konferencën për shtyp të mbajtur të dielën mbrëma.

Tekniku brazilian ka thënë se kanë zgjedhur Kilin, pasi kanë dashur të kenë kundërshtar të fortë. Ka theksuar se do të punojnë shumë që forma e ekipit të jetë si në kualifikime. Rezultatin 3:0 e ka vlerësuar të padrejtë.

Edhe Sylvinho vendos për lojtarë të konfirmuar, nuk teston të tjerë Futboll Sylvinho vendos për lojtarë të konfirmuar, nuk teston të tjerë

“Ndaj Suedisë do të kemi ndryshime në formacion, në mënyrë që të gjithë lojtarët të kenë mundësinë të luajnë. Kemi lojtarë si Mitaj, Mihaj, Seferi, Asllani, Manaj e të tjerë që nuk kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe duhen provuar. Por na duhen edhe rezultatet. Prandaj duhet të kemi kujdes edhe me zëvendësimet”, ka thënë Sylvinho.

Përkrah selektorit në konferencë ka folur mesfushori Ylber Ramadani.

Ai ka thënë se rezultati pozitiv ndaj Suedisë do të ishte shumë i rëndësishëm.

“Duhet të përgatitemi për Evropian. Suedia është ekip i fortë fizikisht, por nesër duhet të bëjmë lojën tonë dhe të hyjmë në fushë për fitore”, ka theksuar Ramadani.

Edhe Kuqezinjtë të vendosur për fillim të mbarë Futboll Kuqezinjtë të vendosur për fillim të mbarë

Suedia po ashtu nuk është në moment të mirë. Pësoi 5:2 nga Portugalia, të enjten.

Shqipëria i ka dy miqësore në fillim të qershorit, ndërsa më 15 qershor e ka ndeshjen e parë në “Euro 2024”. Përballet me Italinë në Dortmund.