Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij përballë Drenicës.
Ballkani të premten, triumfoi në shtëpi me rezultatin 2:1. Shkëmbi ka thënë se ky triumf ishte i rëndësishëm për ekipin e tij pas humbjes nga Llapi në vikendin e shkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vinim nga humbja prej Llapit dhe na është nevojitur fitorja për t’u kthyer fuqishëm. Patëm raste të shumta por nuk arritëm ti shfrytëzonim të gjitha. Nuk ishte aspak e lehtë por jam i lumtur që ia dolëm mbanë. Duhet të përmirësohemi për ndeshjet tjera dhe do të punojmë që të përgatitemi sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit”, ka thënë Shkëmbi.
Ndërkohë, ndihmëstrajneri i Drenicës, Johanes Tafaj ka thënë se ekipi nga Skenderaj tregoi paraqitje të mirë por nuk arriti të shënoj më shumë se njëherë.
Tafaj edhe në këtë ndeshje e ka udhëhequr Drenicën pasi trajneri Bledar Devolli ishte i suspenduar.
“E dinin se do të ishte shumë vështirë pasi përballë kishim një kundërshtar të fortë, i cili luan shumë mirë në shtëpi. E nisëm mirë por me të ulur ritmin e lojës, e pësuam golin e parë dhe kjo bëri që ekipi të bie psikologjikisht”, ka thënë Tafaj.