Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isufi e vlerëson të merituar fitoren ndaj Drenicës

Fitore me plot meritë e ka vlerësuar trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, takimin e fundit kundër Drenicës në Suharekë.

Ballkani fitoi me përmbysje 3:2 të shtunën gjatë ditës në stadiumin e vet dhe e mori kryesimin në tabelë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për trajnerin Isufi brengë mbetet finalizimi i rasteve, ndërsa në përgjithësi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e suharekasve.

“Është interesant. Kemi ngrërç në finalizime. Edhe në ndeshjet tjera nuk kemi pasur fat. Në duelin kundër Drenicës patëm raste, krijuam, nuk mungoi ritmi. Kjo tregon se ishim të pafat, jo se nuk krijuam. Por, duke e parë karakterin e lojtarëve dhe nga biseda që e patëm në pushimin mes pjesëve, e kam ditur se do të arrinim fitore, e kam parë në sytë e lojtarëve. E kemi merituar fitoren. Kemi pasur mbase 25 gjuajtje në portë. Kjo skuadër ka kualitet”, theksoi trajneri Isufi.

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve, në javën e nëntë të Superligës, Ballkani udhëton te Gjilani ndërsa Drenica e pret Feronikelin.