Me humbjen 3:2 në Suharekë nga Arbëria mysafire, trajneri Bledi Shkëmbi e ka pranuar se Ballkani ka mbetur prapa në luftën për titull kampioni.
Sidoqoftë, ai ende nuk e ka shuar shpresën për t’u kurorëzuar në fund si ekipi më i mirë i sezonit.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.
Ballkani ndeshjen e radhës i shkon Dritës, e pret Trepçën ’89 dhe udhëton te Prishtina në duelin e fundit.
“Patjetër që jemi larg luftës për titull. Do të mundohemi t’i fitojmë të tri ndeshjet tjera. Shpresojmë që të dalim në Evropë”, është shprehur fillimisht Shkëmbi.
Ballkani ndeshjen e kaluar u mposht nga Drenica në udhëtim 2:1. Si Drenica ashtu edhe Arbëria janë me synim për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës.
Edhe
Ballkani shkarkon Shkëmbin pas largimit nga gara për titull
“Janë dy ndeshje që po vuajmë shumë. Ndoshta është gabimi im që nuk arrij t’i motivoj siç duhet. Edhe lodhja po e bën të veten”, përfundoi ish-trajneri i Lirisë në Kosovë, Bledi Shkëmbi.
Me dy humbjet rresht, Ballkani ngelet i treti në tabelë me 67 pikë, pesë më pak se Prishtina që ndiqet nga Drita e cila ka 69.