Përzgjedhësi i Ukrainës në futboll, Andriy Shevchenko, ka thënë se Kosovën e sheh si kundërshtar të fortë para përballjes në ndeshjen e parafundit në kualifikimet për Botërorin 2018.
Kosova dhe Ukraina përballen të premten në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me Ukrainën që synon të kualifikohet në Botëror e Kosovën që është në kërkim të fitores së parë ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova ka luajtur ndeshje shumë të mira dhe është një kundërshtar i fortë. Ne kemi ardhur këtu me synim të arrijmë fitore dhe të marrim tri pikë. E dimë se nuk do të jetë e lehtë pasi ata janë gjithmonë të rrezikshëm për portën tonë, por ne dëshirojmë t’i marrim tri pikët”, ka thënë Shevchenko, raporton i dërguari i Grupit KOHA në Shkodër.
Në ndeshjen e parë mes dy përfaqësueseve, Ukraina kishte fituar 3 me 0.