Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki shpreson që Kosova do ta befasojë Ukrainën

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se pret që Kosova të tregojë performancë të lartë në përballjen me Ukrainën në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Në konferencën para ndeshjes që zhvillohet të premten në “Loro Boriçi” në Shkodër, Bunjaki ka thënë se favorit mbetet Ukraina, por Kosova mund të befasojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndeshjet e kaluara kanë treguar se mund të kemi paraqitje të mira. Pres lojë më ndryshe nga ajo që patëm zhvilluar në Poloni. Shpresoj ta befasojmë Ukrainën edhe pse është favorite. Do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi të bëjmë me kundërshtar të fortë”, ka thënë ai.

Kosova ishte mposhtur 3 me 0 nga Ukraina në ndeshjen e parë mes dy ekipeve. Në Grupin I, Kosova ka vetëm një pikë dhe është e fundit në tabelë. Pas ndeshjes me Ukrainën, Kosova udhëton në Islandë për ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror.