Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki para ndeshjeve me Ukrainën dhe Islandën ka thënë se pret ndeshje të vështira, megjithatë ka thënë se Kosova mund të befasojë.
Kosova dhe Ukraina do të ndeshen këtë të premte në “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, derisa të hënën luan në udhëtim tek Islanda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova në këto dy sfida do të jetë pa disa lojtarë të lënduar, por që në sfidën me Islandën rikthehen në skuadër dyshja Bernard e Valon Berisha, të cilët në duel me Ukrainën do të vuajnë dënimet e kartonëve.
“Janë dy lojërat e fundit kualifikuese për Kosovën, një fazë finale, një fazë mjaft interesante, duke pasur parasysh se janë dy kombëtare që janë në pozitë që ta fitojnë grupin, edhe Ukraina edhe Islanda. Për ne është një nder të takohemi më këto dy kombëtare. Në këtë moment mua më kujtohet me Ukrainën që në këtë momente është më rëndësishme për ne. I dimë kapacitetet e Ukrainës, kemi vendosur të tubohemi prapa në Kosovë, lojën do ta luajmë në Shkodër”, ka thënë Bunjaku, raporton kp.
Ai ka shtuar se gjatë këtyre kualifikimeve, qëllimi ka qenë krijimi një përfaqësuese të re e me një perspektive të ndritshme.
“Akoma jemi kombëtarja më e re në botë, qëllimi ynë ka qenë të krijojmë një kombëtare me një grup të lojtarëve të rinj, të përfitojnë eksperiencë që do të shërben për të ardhmen”, tha ai.
Bunjaki mendon se nëse futbollistët bëjnë lojën sikurse kundër Kroacisë, atëherë sipas tij, mund të befasohet Ukraina dhe Islanda.
“Nëse e gjejmë nivelin e lojës sikurse me Kroacinë, atëherë mund ta befasojmë edhe Ukrainën dhe Islandën. Me Ukrainën e di që arma kryesore e tyre është kandi, e di i kanë dy lojtarë jashtëzakonisht të nivelit të lartë, kanë edhe lojtarë tjerë që janë shumë të rrezikshëm, por nëse ne e fitojmë lojën tek kandet, kemi gjasa shumë të mëdha që ta befasojmë Ukrainën. Loja me Islandën do të jetë lojë tipike tjerë, klima është më ndryshe, është loja e fundit e Grupit, shumë sene do të vendosin atë lojë, mirëpo, përqendrimi ynë do të jetë loja me Ukrainën”, ka pohuar Bunjaki.
Ai ka folur edhe për largimin e tij nga kreu i bankinës së Kosovës. Bunjaki kundër Ukrainës dhe Islandës drejton për herë të fundit përfaqësuesen kosovare. Aventura e tij në krye të Kosovës kishte nisur 15 vite me parë. Ai thotë se ndihet i lumtur që ka drejtuar Kosovën në kohën më të vështirë.
“Vendimi im ka qenë vendim personal, kam thënë se faza e fundit, dy lojërat e fundit kualifikuese, pastaj kam një marrëveshje me federatën deri në verën e ardhshme, duhet te ulem të bisedojmë se çfarë mund të ndihmojë. Jam i hapur për bashkëpunim, e shoh veten se mund të jap kontributin pse jo, mirëpo, ka ardhur edhe koha që të mendoj edhe për veten pasi që jam në Kosovë që 15 vite, me më pas thirr tash me ardh nuk e di do të isha ardhur, është shumë më mirë se kur kam ardhur unë, por unë kam ardhur më një qëllim të caktuar, kam pasur nderin, falënderoj kryetarin Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv që me kanë dhënë besimin në kohën më të vështirë të mundshme, unë kam ardhur në kohën e sfidave dhe nuk i jam frikësuar asnjëherë kohës së vështirë”, ka theksuar Bunjaki.
Përfaqësuesja kosovare në stadiumin ‘Adem Jashari’ do ta zhvillojë seancën e parë, ndërsa nesër paradite bënë seancën e dytë, kurse, pasdite udhëton për në Shkodër.