Sulmuesi i Sllovakisë, Tomash Bobçek, e sheh të vështirë përballjen kundër Kosovës.
Sllovakia e Kosova përballen më 26 mars në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës 2026. Ndeshja luhet në Bratislavë.
“Rruga për Kupën e Botës kalon nëpërmjet dy ndeshjeve. Megjithatë, ne do të përqendrohemi ekskluzivisht për ndeshjen e parë kundër Kosovës. Do të jetë e vështirë. Çdo ekip që është në plejof e din se për çfarë po luan. Të gjithë mund të luajnë futboll sot, dhe sigurisht edhe Kosova, pasi ata arritën këtu nga një grup i vështirë. Megjithatë, besoj se rezultati do të jetë në favorin tonë”, ka thënë Bobçek.
Ai për Sllovakinë ka shënuar një gol në dy ndeshje.
Bobçek po kalon formë të mirën. Ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me katër asistime për Lechia Gdanskun e Polonisë.
-
Një tjetër lojtar sllovak vë në pah cilësitë e Kosovës
-
Te Sllovakia mendojnë vetëm për ndeshjen ndaj Kosovës
-
Te Sllovakia e cilësojnë kundërshtare të fortë Kosovën
-
Numër i madh i qytetarëve po e përcjellin në shesh në Prishtinë ndeshjen Sllovaki – Kosovë
-
Nis ndeshja vendimtare e Kosovës në Bratisllavë