Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ukraina llogarit në tri pikë ndaj Kosovës

Për Përfaqësuesen e Ukrainës në futboll nuk ka opsion tjetër përveç fitores ndaj Kosovës. Kështu ka insistuar seleksionuesi Andriy Shevchenko në konferencën e mbajtur të hënën.

Sipas tij, vetëm tri pikët ndaj Kosovës e mbajnë në lojë Ukrainën për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Shevchenko ka insistuar se ndeshja me Kosovën është shumë e rëndësishme, pasi vjen para asaj me Kroacinë, që është e fundit për këtë cikël eliminator.

Dueli i parë mes Ukrainës dhe Kosovës, i zhvilluar në Poloni është mbyllur me fitoren e vendasve - 3:0, shkruan sot Koha Ditore.

Ukraina është mysafire e Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". Kjo ndeshje zhvillohet të premten (6 tetor) në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës dhe i takon Grupit I eliminator...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm