Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla “fundos” Valencian

Valencia ka pësuar tjetër humbje dhe tashmë është pranë largimit nga La Liga.

Të dielën mbrëma, Valencia pësoi 2:0 në shtëpi nga Sevilla. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të kampionatit spanjoll. Valencia është e 18-ta me 27 pikë, sa i ka edhe Espanyoli në vendin e 19-të. Almeria e vendit të 17-të i ka 30 pikë.

Pozita e 18-të dërgon në kategorinë e dytë në fund të kampionatit. Sevilla fitoren e arriti në pjesën e dytë. Loic Bade shënoi për 1:0 në minutën e 55-të, ndërsa Suso shënoi gol tjetër në minutën e 75-të. Ilaix Moriba i Valencias u përjashtua me të kuq në minutën e 84-t. Sevilla me fitore është ngritur në pozitën e 12-të. I ka 35 pikë.