Skuadra e Sevillas ka regjistruar edhe humbjen e dhjetë këtë edicion në kuadër të La Ligas spanjolle. Sevilla, të premten mbrëma u mposht në shtëpi nga skuadra e Alavesit me rezultatin e ngushtë 3:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të kampionatit spanjoll.
Me këtë humbje, Sevilla ka mbetur në pozitën e 16-të në tabelë me po aq pikë të mbledhura, ndërsa Alavesi me 20 pikë është ngjitur në vendin e 13-të.
Në pjesën e parë, Alavesi ishte në avantazh prej dy golave. Fillimisht, Nahuel Tenaglia (23’) e kaloi Alavesin në epërsi, ndërsa golin e dytë e shënoi Kike Garcia (40’).
Sevilla u kundërpërgjigj me dy gola në pjesën e dytë dhe arriti ta barazojë rezultatin, me anë të Rafa Mir (70’) dhe Lucas Ocampos (81’) por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.
Në minutën e 90-të, Ruben Duarte ia siguroi Alavesit fitoren e pestë këtë edicion.
Te Sevilla në stol ishte sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj.