Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sërish përballje Messi - Ronaldo në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, do të përballen për herë të parë me njëri tjetrin pas një periudhe të gjatë. Ronaldo e Messi, do të luajnë kundër njëri tjetrit në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve.

Në shortin e tërhequr të hënën, është caktuar që në 1/8 e finales të kësaj gare të takohen Paris Saint-Germaini me Manchester Unitedit. Ndeshja e parë do të luhet në Paris, ndërsa ajo e kthimit në Manchester. Në fakt, kjo edhe është njëra prej ndeshjeve më interesante të kësaj faze të Championsit.

Duel tjetër interesant, do të jetë edhe ai ndërmjet Atletico Madridit e Bayern Munichut.

Çiftet tjera të kësaj faze, janë: Benfica – Real Madrid, Villarreal – Man. City, Salzburg – Liverpool, Inter – Ajax, Sporting – Juventus dhe Chelsea – Lille.

Ndeshjet e para të këtij raundi, do të zhvillohen më 15, 16, 22 & 23 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa ato të kthimit më 8, 9, 15 & 16 mars. Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet më datën 28 maj në “Kerstovsky Stadium” në Saint Petersburg të Rusisë.

Edhe Në cilën fazë mund të takohen Messi dhe Ronaldo? Botërori 2026 Në cilën fazë mund të takohen Messi dhe Ronaldo?

Çiftet:

Benfica - Real Madrid

Villarreal - Man City

Atletico - Bayern

Salzburg - Liverpool

Inter - Ajax

Sporting - Juventus

Edhe PSG - Real Madrid, kompletohet shorti i përsëritur i Ligës së Kampionëve Sport PSG - Real Madrid, kompletohet shorti i përsëritur i Ligës së Kampionëve

Chelsea - Lille

PSG - Man United