Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG - Real Madrid, kompletohet shorti i përsëritur i Ligës së Kampionëve

Ndeshja më interesante e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, do të jetë ajo ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

UEFA e përsëriti shortin për shkak të gabimeve teknike dhe çiftet ishin krejtësisht ndryshe prej tërheqjes së parë, me përjashtim të çiftit mes Chelseat dhe Lillet.

Dueli i parë mes PSG-së e Realit, do të zhvillohet në Paris kurse ai i kthimit pas një jave në Madrid.

Përballje tjetër interesante do të jetë ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Interit si dhe Atletico Madridit me Manchester Unitedin. Çiftet tjera të fazës së nokautit të Championsit, janë: Salzburg – Bayern, Sporting – Manchester City, Benfica – Ajax, Chelsea – Lille dhe Villarreal – Juventus.

Ndeshjet e para të këtij raundi, do të zhvillohen më 15, 16, 22 & 23 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa ato të kthimit më 8, 9, 15 & 16 mars.

Edhe Çerekfinalja e Championsit: dy ndeshje të denja për finale Futboll Çerekfinalja e Championsit: dy ndeshje të denja për finale

Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet më datën 28 maj në “Kerstovsky Stadium” në Saint Petersburg të Rusisë.

Çiftet:

1. Salzburg - Bayern

2. Sporting - Man City

3. Benfica - Ajax

4. Chelsea - Lille

5. Atletico - Man United

6. Villarreal - Juventus

Edhe Bayerni, Liverpooli e Atletico sigurojnë kalimin në çerekfinale të Championsit Futboll Bayerni, Liverpooli e Atletico sigurojnë kalimin në çerekfinale të Championsit

7. Inter - Liverpool

8. PSG - Real Madrid