Më e mira e futbollit.
Ky është kujtimi i Arne Slot për takimin shumë interesant të Liverpoolit me Paris Saint-Germainin në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiverpooli në fund u eliminua, duke u mposhtur nga PSG në “Anfield” pas gjuajtjes së penalltive. Ndeshja i takoi një të tetës së finales, ndërsa Parisi më pas e fitoi Championsin për herë të parë.
Megjithatë Sloti pëlqeu mënyrën se si luajti skuadra e tij dhe ende thekson se ishte “ndeshja më e mirë që kam drejtuar në jetën time”.
Dy skuadrat takohen sërish 12 muaj më pas dhe me Liverpoolin e Slotin në pozitë krejt ndryshe.
Duket që holandezi po luftën për pozitën e tij në prag të ndeshjeve çerekfinale të Championsit me PSG-në. Ndeshja e parë është në Paris, të mërkurën mbrëma.
Humbja 4:0 nga Manchester City në Kupën FA të shtunën, ishte rezultati i fundit negativ i Liverpoolit në një edicion që nisi me shumë shpresë. Liverpooli bëri shpenzime prej plot 570 milionë dollarësh në verën e kaluar, me synim për ta mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë.
Por Liverpooli është larguar shumë herët nga gara për titull, kështu që Championsi mbetet shpresa e vetme për trofe. Forma aktuale megjithatë nuk premton shumë.
Derisa Liverpooli ka humbur katër prej shtatë ndeshjeve të fundit, PSG është në seri prej katër fitoreve. Këtu përfshihen edhe dy fitoret ndaj Chelseat në një të tetën e finales së Championsit.
Vetëm një ekip ka mbrojtur trofeun e Championsit këtë shekull. Real Madridi e ka fituar tri herë titullin evropian nga viti 2016 e tutje. Dhe Parisi po duket në situatë të mirë për ta mbajtur trofeun po ashtu.
Real Madrid – Bayern, Barcelona – Atletico Madrid, Sporting – Arsenal janë tri çerekfinalet e tjera. Të martën luhen ndeshjet Real Madrid – Bayern dhe Sporting – Arsenal, kurse dy të tjerat janë të mërkurën.
Përballje e hershme titanësh
Duket e pabesueshme, por Real Madridi dhe Bayerni ende nuk janë takuar në finale të Championsit. Nuk do të takohen as këtë herë.
Dy gjigantët evropianë të futbollit takohen në fazën nokaut për herë të gjashtë në 14 edicionet e fundit. Dhe ky ishte rivalitet që shkoi në një drejtim.
Madridi, që ka 15 tituj të Evropës, është kualifikuar në katër prej pesë përballjeve. Madrilenët kanë eliminuar Bayernin një herë në çerekfinale dhe tri herë në gjysmëfinale, së fundi në vitin 2024. Bayerni fitoi në gjysmëfinale në vitin 2012, pas penalltive.
Vështirë se Bayerni do të ketë rast më të mirë për të përfunduar këtë ecuri katastrofale. Kampioni gjerman është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit. Harry Kane pritet të kthehet pasi mungoi në fundjavë për shkak të lëndimit.
Madridi e eliminoi pa telashe Manchester Cityn në një të tetën e finales, por humbja 2:1 nga Mallorca e largoi goxha shumë nga gara për titull në La Liga.
Barcelona – Atletico, sërish e sërish
Lojtarët e Barcelonës dhe Atleticos mund të jenë lodhur nga përballja me njëri-tjetrin. Dy ndeshjet çerekfinale do ta dërgojnë në pesë numrin e ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave në periudhë pre dy muajsh. Madje plot tri ndeshje janë në periudhë prej 10 ditësh.
Të shtunën Barça u kthye nga disavantazhi për fitore 2:1 ndaj Atleticos në Madrid, në kuadër të La Ligas. Dhe bëri hap të madh drejt titullit në Spanjë. Në shkurt skuadrat u takuan në kuadër të Kupës së Mbretit, me Atleticon që avancoi.
Skuadrat janë takuar dy herë në fazën nokaut të Championsit. Në të dy rastet në çerekfinale dhe Atletico avancoi rrugës për në finale, në vitet 2014 e 2016.
Gyokeres kthehet te Sportingu
I freskët pasi e dërgoi Suedinë në Botëror, sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, e bën kthimin e parë në klubin që e shndërroi në yll global.
Te Sportingu, Gyokeresi shënoi 97 gola në 102 ndeshje, duke përfshirë 54 në edicionin e kaluar, kur la prapa lojtarë si Kylian Mbappe, Erling Haaland e Mohamed Salah.
Tek Arsenali golat nuk i shënon aq lehtë. Ka realizuar 16 në 42 paraqitje në të gjitha garat, por mbetet zgjedhja e parë në sulm për Mikel Artetan.
Pasi shkëlqeu te Suedia, Gyokeres pritet të jetë plot vetëbesim për kthimin në Lisbonë, të martën mbrëma.