Atletico Madridi e Paris Saint-Germaini kanë nxjerrë biletat për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Atletico ka pësuar të martën në Madrid me rezultatin 2:1 nga Barcelona, por ndeshjen e parë çerekfinale si mysafir e kishte fituar 2:0. E Paris Saint-Germaini ka fituar 2:0 në udhëtim ndaj Liverpoolit. Me shifrat e njëjta fitoi edhe në shtëpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDembele e dërgon Parisin në gjysmëfinale të Championsit
Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele ka shënuar dy gola për të hapur rrugën e Paris Saint-Germainit drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 2:0 ndaj Liverpoolit në “Parkun e Princave”, PSG-ja fitoi me rezultat të njëjtë edhe të martën në “Anfield”.
Për periudhë të gjatë, Liverpooli shfaqi më shumë në fushën e lojës. Por ishin parisienët që i shënuan golat dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 avancuan në gjysmëfinale.
Dembele në minutën e 72-të shënoi për 1:0. Ai goditi mjeshtërisht pas një pasimi të Khvicha Kvaratskhelia. Fare në fund, në minutën e 91-të, Dembele shënoi për 2:1. Bradley Barcola ishte asistues.
Fituesi në fuqi i Championsit, Parisi, po vazhdon shkëlqimin në skenën evropiane. Ndërkohë Liverpooli është eliminuar në garën e vetme ku e kërkonte shkëlqimin e këtij edicioni.
Atletico e eliminon Barçën në përballjen e zjarrtë
Barcelona fitoi të martën mbrëma në “Metropolitano”, por festa ishte për Atletico Madridin, Diego Simeonen dhe tifozët e zjarrtë vendas.
Atletico Madridi avancoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 3:2. Barça e fitoi 2:1 ndeshjen e kthimit, por fitorja 2:0 e Atleticos në “Camp Nou” doli të jetë vendimtare.
Ndeshja nisi si më mirë për skuadrën e Hansi Flick.
Që në minutën e katërt Lamine Yamal realizoi për 1:0. Ferran Torres shënoi tjetër gol për Barcelonën në minutën e 24-t.
Por Atletico reagoi në minutën e 31-të kur për 2:1 shënoi Ademola Lookman.
Ferran Torres shënoi tjetër gol në minutën e 55-të, por që u anulua për ofsajd pas rishikimit të VAR-it.
Gjërat u bënë më të vështira për Barcelonën në minutën e 80-të, kur direkt me të kuq u përjashtua Eric Garcia. Ai la fushën pasi si lojtar i fundit e ndali në mënyrë të palejuar Alexander Sorlothin.
Barça nuk ndali përpjekjet për të barazuar rezultatin e përgjithshëm, por pa sukses. Rastin më të mirë e lëshoi Ronald Araujo. Ai nuk gjuajti saktë me kokë në minutën e 97-të.
Dhe për herë të dytë këtë edicion u eliminua për një gol nga Atletico Madridi. Skuadra e Simeones e eliminoi Barçën edhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Përjashtohet Garcia, Barça me një lojtar më pak në fushë
Një episod shumë interesant ndodhi në ndeshjen Atletico – Barcelona.
Në minutën e 78-të fillimisht u sinjalizua për ofsajd. Por pas rishikimit të VAR-it u dha faul për Atletico Madridin, për ndërhyrje të Eric Garcias ndaj Alexander Sorlothit.
Dhe Garcia u ndëshkua me të kuq për ndërhyrje si lojtar i fundit.
Dembele e afron Parisin me gjysëmfinale
Ousmane Dembele ka shënuar gol në minutën e 73-të për epërsinë 1:0 të PSG-së ndaj Liverpoolit.
Me këtë gol parisienët me një këmbë janë në gjysmëfinale të Championsit.
Torres shënon, por goli anulohet për ofsajd
Ferran Torres ka shënuar gol në minutën e 55-të për Barcelonën. Goli u pranua dhe për pak çaste rezultati ishte 3:1. Por më pas goli u anulua pas rishikimit të VAR-it, për pozitë jashtë loje.
Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes në “Anfield”
Liverpooli e PSG-ja po përballen në “Anfield” në ndeshjen e dytë çerekfinale të Championsit.
Pjesa e parë ishte e fortë, por pa gola të shënuar. Përfundoi 0:0.
Ky rezultat i përshtatet Parisit, që fitoi 2:0 në “Parkun e Princave”.
Ekitike largohet me barelë, u lëndua pa pasur kontakt
Sulmuesi i Liverpoolit, Hugo Ekitike duket se ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Ekitike u lëndua pas gjysmë ore lojë. Gjatë lëvizjes për të pranuar një top, Ekitike, u rrëzua në fushë pa pasur kontakt me lojtarët kundërshtar. Në vend të Ekitikes, në fushë u inkuadrua Mohamed Salah.
Ish-sulmuesi i PSG-së u duartrokit nga shikuesit në “Anfield”. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baras, 0:0.

Pjesëloja e parë e zjarrtë në “Metropolitano”, e dyta vendimtare
Me rezultatin 2:1 në të mirë të Barcelonës ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me Atletico Madridin në “Metropolitano”.
Lamine Yamal në minutën e katërt dhe Ferran Torres në minutën e 24-t shënuan për Barçën. Por Atletico reagoi me golin e shënuar nga Ademola Lookman në minutën e 31-të.
Rezultati i përgjithshëm është 3:2 në të mirë të Atletico Madridit.
Atletico ngushton rezultatin
Atletico Madridi ka ngushtuar në 2:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Barcelonës.
Ademola Lookman shënoi në minutën e 31-të për 2:1.
Barça shënon sërish, barazohet sfida
Barcelona po udhëheqë 2:0 ndaj Atletico Madridit.
Ferran Torres shënoi në minutën e 24-t me asistim të Dani Olmos.
Rezultati i përgjithshëm tani është 2:2.
Shënon Yamal, hapet sfida
Lamine Yamal ka shfrytëzuar gabimin e Atletico Madridit dhe ka shënuar për epërsinë 1:0 të Barçës.
Supertalenti shënoi që në minutën e pestë të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë në shtëpi Barcelona e humbi 2:0.
Atletico e Barcelona publikojnë formacionet
Janë publikuar formacionet e ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona.
Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave luhet sonte nga ora 21:00.
Ndeshja luhet në stadiumin “Metropolitano” në Madrid. Ndeshjen e parë, Atletico e fitoi në “Camp Nou” 2:0.

Isak starton, Salah mbetet në stol
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve. Alexander isak dhe Rio Ngumoha do të paraqitetn nga minuta e parë, ndërsa Mohamed Salah, është lënë në bankën e rezervistëve.
Liverpooli synon përmbysjen e rezultatit pas humbjes 2:0 në Paris javën e kaluar.
Formacionin e ka publikuar edhe Luis Enrique i PSG-së.
Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue janë treshja e sulmit të parisienëve.
