Bayern Muncheni dhe Arsenali kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Bayerni fitoi 4:3 ndeshjen e kthimit në Munich ndaj Real Madridit, ndërsa ndeshjen e parë në Madrid e kishte fituar 2:1. Arsenali luajti pa gola në shtëpi me Sportigun e Lisbonës dhe i mjaftoi fitorja 1:0 nga ndeshja e parë. Në gjysmëfinale Bayerni do të takohet me Paris Saint-Germainin, ndërsa Arsenali me Atletico Madridin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZubimendi lojtari më i mirë në ndeshjen Arsenal – Sporting
Martin Zubimendi është zgjedhur lojtari më i mirë në ndeshjen mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës. Ndeshja në “Emirates” të mërkurën mbrëma përfundoi pa gola. Arsenali kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve fal fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
“Në mungesë të Martin Odegaardit, Mikel Arteta preferoi të luante me dy mesfushorë. Martin Zubimendi luajti rol kyç në krijimin e rrjedhës së lojës së bashku me partnerin e tij në mesfushë Declan Rice”, thuhet në arsyetimin e Grupit Teknik Mbikëqyrës të UEFA-s.
Ky ishte lojtari i ndeshjes Bayern M.– Real Madrid
Michael Olise është shpallur lojtar i ndeshjes mes Bayern Munchenit dhe Real Madridit. Bayerni triumfoi 4:3 në Munih të mërkurën mbrëma në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6:4.
Olise realizoi një gol të mërkurën mbrëma në fitoren e Bayernit.

Ndeshjen e “çmendur” e fiton Bayerni, avancon në gjysmëfinale
Bayern Munichu ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e jashtëzakonshme ndaj Real Madridit.
Në duelin kthyes të çerekfinales së Championsit, bavarezët fituan 4:3 ndaj madrilenëve.
Në gjysmëfinale, Bayerni tani do të përballet me kampionin në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germainin. PSG-ja të martën mbrëma e eliminoi me lehtësi Liverpoolin.
Reali kaloi në epërsi pas vetëm 34 sekondave. Pas gabimit të Manuel Neuerit, Arda Guler realizoi nga afro 30 metra me gjuajtje të saktë.
Vendësit u kthyen në lojë në minutën e gjashtë me golin e Aleksandar Pavloviqit. Edhe reagimi i portierit të Realit, Andriy Lunin, nuk ishte më i miri dhe këtë e shfrytëzoi mesfushori i Bayernit.
Më pas Guler regjistroi tjetër moment magjik. Shënoi në portën e Neuerit në minutën e 29-të nga gjuajtja e lirë.
Harry Kane me gjuajtje të saktë nga zona i barazoi shifrat sërish për Bayernin në minutën e 38-të.
Por, në pushim, madrilenët shkuan me një gol epërsi pas shënimit të Kylian Mbappes.
Gjërat për 15 herë kampionin e Evropës u vështirësuan katër minuta para fundit me përjashtimin e Eduardo Camavingas. Camavinga e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të.
Vetëm tre minuta më vonë, Luis Diaz shënoi me devijim të Eder Militaos.
Dhe krejt në fund, Michael Olise në minutën e 94-t, realizoi gol shumë të bukur për avancimin tutje.
Olise i jashtëzakonshëm, 4:3 për Bayern Munichun
Michael Olise ka shënuar gol të jashtëzakonshëm ndaj Real Madridit.
Dhe me golin e Olises është mbyllur ndeshja.
Olise realizoi në minutën e 95-të për fitoren 4:3.
Arsenalit i mjafton fitorja e parë në Lisbonë
Arsenali ka bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Sportingun e Lisbonës.
Ishte fitorja 1:0 në Lisbonë me gol të minutës së 91-të javën e kaluar, të shënuar nga Kai Havertz, që e ka vendosur avancimin tutje të “topçinjve”.
Ndeshja kthyese e zhvilluar të mërkurën mbrëma përfundoi 0:0.
Raste për shënim pati nga të dyja skuadrat, por jo edhe gola.
Në gjysmëfinale, Arsenali do të luajë ndaj Atletico Madridit.
Ndeshja e parë luhet në Madrid.
Ballafaqimet e gjysmëfinaleve të Championsit luhen më 28 e 29 prill dhe 5 e 6 maj.
Por fillimisht, skuadra e njohur angleze e bart vëmendjen në Premier League, ku e kërkon titullin e kampionit pas një kohe të gjatë. Është në garë të fortë me Manchester Cityn.
Bayern Munichu shënon dhe i afrohet gjysmëfinales
Vetëm tre minuta pas përjashtimit të Eduardo Camavingas, Bayern Munichu i është afruar gjysmëfinales pasi ka shënuar tjetër gol ndaj Real Madridit.
Luis Diaz shënoi në minutën e 89-të.
Ai realizoi falë edhe një devijimi të lehtë të Eder Militaos.
Reali me një futbollist më pak në fushë
Real Madridi ka mbetur pa Eduardo Camavingan.
Mesfushori francez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të dhe e la skuadrën pa një futbollist.
Kush do të dalë fitimtar, Kane apo Mbappe
Harry Kane e ka regjistruar golin e 12-të në Ligën e Kampionëve dhe edicionin më të suksesshëm në garën elitare.
Është numri më i lartë i golave i arritur nga ndonjë futbollist anglez në Ligën e Kampionëve.
Por a do të dalë më i suksesshëm se Kylian Mbappe i Real Madridit?
Mbappe ndaj Bayern Munichut e festoi golin e 11-të në karrierë ndaj skuadrave gjermane në Ligën e Kampionëve.
Pesë gola i ka realizuar vetëm ndaj bavarezëve.
Mbappe në këtë sezon të Championsit i ka 15 gola në total.
Rekordin e mban Cristiano Ronaldo me Real Madridin në edicionin 2013/14, kur brenda një sezoni të Championsit i kishte shënuar 17 gola.
Pjesa e parë e superderbit mbyllet me epërsi të Realit
Pjesa e parë e ndeshjes dramatike në Munih mes Bayern Munichut dhe Real Madridit, është mbyllur 3:2 në të mirë të skuadrës spanjolle.
Rezultati i përgjithshëm është baras, 4:4.
Arda Guler shënoi dy supergola për Real Madridin, ndërsa Kylian Mbappe e realizoi një tjetër.
Për Bayern Munichun shënuan Aleksandar Pavloviq dhe Harry Kane.
Mbyllet pjesa e parë në Londër
Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Londër mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës, është mbyllur baras.
Tetë gjuajtje i pati Arsenali, ndërsa tri Sportingu. Arsenalit i takoi edhe posedimi i topit 56%. Por, në pjesën e parë të këtij dueli kthyes të çerekfinales, nuk pati gola.
Pjesa e parë u mbyll 0:0.
Dramë në “Allianz Arena”, shënohet tjetër gol
Drama po vazhdon në “Allianz Arena”.
Kylian Mbappe në minutën e 43-të ka shënuar tjetër gol për 3:2. Ishte goli i 15-të për francezin në këtë edicion të Championsit.
GOOOOOOOOOOOL DE KYLIAN MBAPPÉ VAMOOOOOOOOS 😍😍😍 pic.twitter.com/Fxyk5qBDiS
Tjetër gol në “Allianz Arena”
Tjetër gol u shënua në “Allianz Arena”.
Harry Kane ka barazuar rezultatin në minutën e 38-të.
Dayot Upamecano depërtoi mirë në mesfushë dhe asistoi për kapitenin e Anglisë.
Dhe Kane me gjuajtje të saktë nga zona realizoi për mrekulli në portën e Luninit për 2:2.
Ishte goli i 12-të për Kanen në këtë edicion të Championsit.
🚨🇪🇺 HARRY KANE EQUALIZES FOR BAYERN MUNICH !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 4-3 ON AGGREGATE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Bayern Munich 2-2 Real Madrid.pic.twitter.com/lqcg9P58BB
35 minuta lojë në “Emirates” ende pa gola
Janë zhvilluar 35 minuta lojë në stadiumin “Emirates” në Londër mes Arsenalit dhe Sportingut.
Por, gola ende nuk janë realizuar.
Nga ndeshja e parë, Arsenali ka epërsi 1:0. Në 35 minutat e para të ndeshjes, Arsenali ka regjistruar 16 sulme, ndërsa Sportingu 11-të.
Saktësinë e pasimeve të dyja ekipet e kanë nga 90%. 172 pasime i ka kompletuar Arsenali, ndërsa Sportingu 139-të.
Bayerni u ndëshkua në momentet më të mira
Bayern Munichu pasi e barazoi rezultatin në 1:1 kishte disa mundësi të mira shënimi. E rriti ritmin e lojës por nuk shënoi.
I realizoi plot 18 sulme.
Por pësoi gol nga mjeshtëria e Gulerit nga gjuajtja e lirë. Tani po zhvillohet minuta e 32-të.
Reali përsëri në epërsi, sërish supergol nga Guler
Arda Guler ka shënuar tjetër supergol në portën e Bayern Munichut.
Guler në minutën e 29-të realizoi direkt nga gjuajtja e lirë dhe Real Madridi është në epërsi 2:1 ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”.
Rezultati i përgjithshëm është 3:3 aktualisht.
https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1smgcwv/bayern_munich_12_real_madrid_arda_güler_freekick/?utm_source=share&utm_medium=web3x&utm_name=web3xcss&utm_term=1&utm_content=share_button
Barazohet rezultati në “Allianz Arena”
Bayern Munichu ka barazuar rezultatin menjëherë në “Allianz Arena” ndaj Real Madridit.
Mesfushori Aleksandar Pavloviq shënoi pas harkimit të Joshua Kimmichut.
1-1 BAYERN
GOOOOOOOOOOOOOOOOOAL THIS GAME IS CATCHING FIRE SO QUICKLY!!!!!!!!!!!!THEY ARE BACK AHEAD!!!!!!!!!SUPERB FINISH PAVLOVIC pic.twitter.com/MUoOkHMEVP
Guler shfrytëzon gabimin e Neuerit, Reali në epërsi
Arda Guler ka shënuar që në sekondën e 34-t të ndeshjes ndaj Bayern Munichut.
Guler ia dha epërsinë Real Madridit me gol nga distanca.
Manuel Neuer ishte larg nga porta pas gabimit në pasim. Këtë e shfrytëzoi futbollisti turk.
GOALLLL ARDA GULER !!!!!
What a mistake by Neuer !! pic.twitter.com/iL4zJb18MK— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 15, 2026
Publikohen formacionet për ndeshjen Arsenal – Sporting
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese të çerekfinales mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës.
Ndeshja e parë në Portugali u mbyll me fitoren 1:0 të Arsenalit.
Formacioni i Arsenalit:
Raya, Saliba, Mosquera, Hincapie, Gabriel, Eze, Martinelli, Gyokeres, Madueke, Zubimendi, Rice
Formacioni i Sportingut:
Rui Silva, Morita, Pedro Gonçalves, Catamo, Francisco Trincao, Araujo, Gonçalo Inacio, Diomande, Hjulmand, Eduardo Quaresma, Suarez

Publikohen formacionet për ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes kthyese të çerekfinales mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.
Ndeshja e parë në stadiumin “Santiago Bernabeu” u mbyll 2:1 në të mirë të bavarezëve.
Formacioni i Bayern Munichut:
Neuer, Upamecano, Tah, Kimmich, Gnabry, Kane, Luis Diaz, Olise, Laimer, Stanishiq, Pavloviq
Formacioni i Real Madridit:
Lunin, Eder Militao, Bellingham, Vinicius Junior, Valverde, Mbappe, Alexander-Arnold, Arda Guler, Brahim Diaz, Rudiger, Mendy
