Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimons shënon edhe një herë për Tottenhamin
Xavi Simons ka shënuar tjetër gol për Tottenhamin që po fiton 3:2.
Simons realizoi nga penalltia në minutën e 90-të.
Tjetër barazim i rezultatit në Londër
Rezultati në stadiumin e Tottenhamit është barazuar sërish.
David Hancko, mbrojtësi sllovak i Atletico Madridit, shënoi për 2:2 në minutën e 75-të.
Tottenhami tani është në prag të eliminimit.
Edhe një tjetër gol nga Bayern Munichu
Bayern Munichu e ka shënuar edhe golin e katërt në “Allianz Arena”.
Për 4:0 në minutën e 70-të realizoi sulmuesi Luis Diaz.
Ai u asistua nga i riu Lennart Karl, që e shënoi golin e tretë, po me asistim të Diazit.
Salah shënon supergol
Mohamed Salah ka shënuar supergol për Liverpoolin që po fiton 4:0.
Salah realizoi në minutën e 62-të me gjuajtje të përkryer nga distanca.
Start i fuqishëm në pjesën e dytë nga Bayern Munichu
Bayern Munichu e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë dhe ka realizuar dy gola të shpejtë ndaj Atalantas, në minutën e 54-t dhe të 56-të.
Për 2:0 shënoi sërish Harry Kane, ndërsa Lennart Karl realizoi për 3:0.
Nuk ndalet Liverpooli, shënon golin e tretë
Liverpooli ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë.
Pas Hugo Ekitikes, Ryan Gravenberch shënoi për 3:0 ndaj Galatasarayt, në minutën e 53-të.
Liverpooli e shënon golin e dytë
Liverpooli e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj skuadrës turke, Galatasaray.
Golin për 2:0 e shënoi Hugo Ekitike.
Në shënimin e tij asistoi Mohamed Salah.
Tottenhami kthen epërsinë e një goli
Tottenhami e ka kthyer epërsinë e një goli ndaj Atletico Madridit.
Në ndeshjen shumë interesante, golin për 2:1 e shënoi mesfushori holandez, Xavi Simons. Ai shënoi në minutën e 52-të.
Atletico nuk lejon befasi, barazon rezultatin
Me të nisur pjesa e dytë, Atletico Madridi ka barazuar rezultatin ndaj Tottenhamit.
Dy minuta pas pushimit, për 1:1 realizoi Julian Alvarez. Ai u asistua nga Ademola Lookman.
Liverpooli dominues, por e shënoi vetëm një gol
Liverpooli ishte dominues me raste në pjesën e parë, por e realizoi vetëm një gol ndaj Galatasarayt në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë ndaj Galatasarayt në Stamboll, përfundoi 1:0 në të mirë të skuadrës turke.
Për 1:0 në “Anfield” të mërkurën mbrëma realizoi Dominik Szoboszlai. Mesfushori hungarez shënoi në minutën e 25-të, me asistim të Alexis Mac Allisterit.
Szoboszlai fitoi penallti në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë pasi u pengua në zonë nga Ismail Jakobs. Por, nga penalltia dështoi të realizonte sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah. Penalltinë e tij e priti portieri Ugurcan Çakir.
Tottenhamit i duhen edhe dy gola për ta barazuar rezultatin
Tottenhami u mposht 5:2 nga Atletico Madridi në “Wanda Metropolitano” në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve në javën e kaluar.
Skuadra angleze e ka zbutur disavantazhin, duke shkuar në pushim me epërsi 1:0.
I duhen edhe dy gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Randal Kolo Muani shënoi në minutën e 30-të.
Atletico shënoi në minutën e gjashtë, por realizimi i Ademola Lookmanit u anulua për pozitë jashtë loje.
Pati protesta nga mysafirët, që pretenduan se goli ishte i rregullt.
Tottenhami me trajnerin kroat, Igor Tudor, është në krizë të thellë rezultatesh, por synon kthimin e madh në pjesën e dytë.
Bayerni me epërsi prej një goli pas pjesës së parë
Bayern Munichu fitoi thellë në Bergamo javën e kaluar ndaj Atalantas 6:1, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët janë duke fituar 1:0 edhe në ndeshjen kthyese, dhe thuajse e kanë konfirmuar avancimin në çerekfinale.
Golin për 1:0 në minutën e 26-të e shënoi kapiteni i Anglisë, Harry Kane. Kane, që është kapiten edhe në duelin ndaj Atalantas, shënoi pas tentimit të dytë, pasi të parin e priti portieri Marco Sportiello. Por, gjyqtari e ktheu penalltinë dhe Kane nuk gaboi. Për sulmuesin anglez ishte goli i 49-të në Ligën e Kampionëve.
Tottenhami shënon gol ndaj Atletico Madridit
Tottenhami e humbi ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitano” nga Atletico Madridi 5:2.
Por të mërkurën mbrëma në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales, ka shënuar gol i pari.
Randal Kolo Muani shënoi në minutën e 30-të.
Atletico shënoi në minutën e gjashtë, por realizimi i Ademola Lookmanit u anulua për pozitë jashtë loje.
Pati protesta nga mysafirët, që pretenduan se goli ishte i rregullt.
Kane shënon nga penalltia, pas tentimit të dytë
Harry Kane ka shënuar për epërsinë 1:0 të Bayern Munichut ndaj Atalantas në “Allianz Arena”.
Kapiteni i Anglisë realizoi nga penalltia në minutën e 26-të, pas tentimit të dytë.
Tentimin e parë të Kanet e priti portieri Marco Sportiello.
Por penalltia u përsërit dhe Kane nuk gaboi.
Ndeshjen e parë, Bayerni e fitoi në Bergamo me rezultatin 6:1. Me këtë gol thuajse e konfirmoi avancimin në çerekfinale.
Liverpooli shënon në “Anfield”
Liverpooli ka shënuar gol për 1:0 ndaj Galatasarayt.
Hungarezi Dominik Szoboszlai shënoi për 1:0 në minutën e 25-të.
Ai realizoi me asistim të Alexis Mac Allisterit.
Ndeshjen e parë në Turqi, Liverpooli e humbi 1:0. Tani rezultati i përgjithshëm është i barabartë, 1:1.