Manchester Unitedi do të përballet me Paris Saint-Germainn në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Liverpool do të përballet me Salzburgun për herë të parë në fazën nokaut të Championsit, Chelsea do ta ketë kampionin në fuqi të Francës, Lillen kurse Manchester City do të luajë me fituesin në fuqi të Ligës së Evropës, Villarreal. Edhe duelet tjera janë tejet interesante.
“Sky Sports News” i ka kërkuar UEFA-s, të sqarojë se çfarë ndodhi me shortin e Atletico Madridit dhe pse Manchester Unitedi nuk u fut në vazo si një opsion që ata të barazoheshin.
Unitedi gjithashtu fillimisht u tërhoq gabimisht nga vazoja për t'u përballur me Villarrealin. Dyshja u takuan në fazën e grupeve, kështu që duhej të mbaheshin të ndarë.
Bazuar në shortin, PSG-ja do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë ndaj Unitedit në fillim të muajit mars.
Kjo përballje, gjithashtu takon edhe Cristiano Ronaldon me Lionel Messin, të cilën sezonin e shkuar u përballen në fazën e grupeve kur Juventusi luajti me Barcelonën.