Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madrid – Manchester City, ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Champions

shorti

Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve. Kështu është përcaktuar me shortin e tërhequr të premten në mesditë.

Është kjo edhe përballja kryesore në fazën me 16 skuadrat më të mira evropiane.

Skuadra që fiton, në çerekfinale do të përballet me Atalantan apo Bayern Munchenin.

Atalanta e Bayerni po ashtu takohen në një të tetën e finales. 

Punë të vështirë në 1/8 e finales do të ketë edhe fituesi në fuqi i Championsit, Paris Saint-Germaini. Përballë parisienëve do të jenë lojtarët e Chelseat. 

Edhe Dy top-ndeshje të mërkurën mbrëma Futboll Dy top-ndeshje të mërkurën mbrëma

Ndërkohë kampioni i Anglisë, Liverpooli, do të përballet me Galatasarayn.

Këto janë duelet pas hedhjes së shortit, kryendeshja: Real Madrid - Manchester City

Në çerekfinale, Parisi apo Chelsea do të luajnë me fituesin e ndeshjeve Galatasaray – Liverpool.

Në anën tjetër të shortit është përcaktuar ndeshja mes Newcastle Unitedit dhe Barcelonës në 1/8 e finales. Atletico Madridi do të përballet me Tottenhamin, kurse skuadra që fiton do të luajë në çerekfinale me Newcastlen apo Barçën.

Arsenali, të paktën në letër, e ka të hapur rrugën për në gjysmëfinale.

Fillimisht përballet me Bayer Levekusenin. Dhe nëse kalon këtë pengesë, do të luajë me Bodo/Glimtin apo Sportingun.

Befasia nga Norvegjia, Bodo/Glimti, në një të tetën e finales luan me Sportingun.

Edhe Një e teta e finales në Champions: top-ndeshje dhe një “befasi” Futboll Një e teta e finales në Champions: top-ndeshje dhe një “befasi”

Ndeshjet e para të një të tetës së finales janë më 10 e 11 mars. Ndërkohë ndeshjet e kthimit janë më 17 e 18 mars.

Çerekfinalet zhvillohen më 7/8 e 14/15 prill, kurse gjysmëfinalet më 28/29 prill dhe 5 e 6 maj. Finalja e madhe e Championsit është më 30 maj në “Pushkash Arena” në Budapest.