UEFA e ka caktuar edhe orarin e ndeshjeve të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Më 10 mars prej orës 18:45 është ndeshja në mes të Galatasarayt dhe Liverpoolit.
Ndërkohë më 10 mars prej orës 21:00 janë takimet Atalanta – Bayern, Atletico Madrid – Tottenham dhe Newcastle United – Barcelona.
Më 11 mars prej orës 18:45 është ndeshja në mes të Bayer Leverkusenit dhe Arsenalit. Nga ora 21:00 më 11 mars janë takimet Bodo/Glimt – Sporting, PSG – Chelsea dhe Real Madrid – Manchester City.
Ndeshjet e kthimit janë më 17 e 18 mars.
Edhe
Dy top-ndeshje të mërkurën mbrëma
Më 17 mars prej orës 18:45 takohen Sportingu e Bodo/Glimti. Kurse prej orës 21:00 janë takimet Arsenal – Leverkusen, Chelsea - Paris dhe Manchester City – Real Madrid.
Kurse më 18 mars prej orës 18:45 është ndeshja Barcelona – Newcastle. Takimet prej orës 21:00 të 18 marsit janë: Bayern – Atalanta, Liverpool – Galatasaray dhe Tottenham – Atletico.