Mesfushori Cheikhou Koyate do t’i mungojë Senegalit në ndeshjen e dytë të Botërorit, të cilën e luan ndaj Katarit.
Përfaqësuesja e Senegalit, ka njoftuar të mërkurën se Koyate për shkak të lëndimit të këmbës nuk do të paraqitet në duelin e dytë të Grupit A, që zhvillohet të premten.
Koyate u lëndua në humbjen 2:0 nga Holanda dhe u largua me barelë nga fusha në pjesën e dytë.
Ndërkohë, Adbdou Diallo që gjithashtu u lëndua ndaj Holandës, pritet të jetë i gatshëm për përballjen me Katarin. Edhe Katari, ngjashëm si Senegali e humbi ndeshjen e parë të Kupës së Botës me rezultatin 2:0 nga Ekuadori.
Kampioni i Afrikës po synon avancimin përtej fazës së grupeve, ndonëse mungesa e yllit kryesor të ekipit, Sadio Mane ka vështirësuar gjërat për Senegalin.