Sadio Mane nuk do të luajë në Kampionatin Botëror që mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar, ka njoftuar L’Equipe.
Mane pësoi lëndim në ndeshjen e mbrëmshme mes Bayernit dhe Werderit, e cila përfundoi 6:1 në të mirë të bavarezëve.
Mungesa e Manes është goditje e rëndë për Senegalin. Ai pritet të mungojë disa javë.
Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, do të shpallë listën e tij të lojtarëve që do të shkojnë në Katar të premten.
Senegali është në grupin A bashkë me Katarin, Ekuadorin dhe Holandën.