Sulmuesi i Bayernit, Sadio Mane është zëvendësuar në minutën e 20-të të ndeshjes ndaj Werderit. Nuk dihet nëse lëndimi është serioz, pos tifozët e Senegalit sigurisht se janë të brengosur.
Senegali mbështet shpresat për sukses në Botëror te Mane. Ndërkohë ndeshjen e parë në Katar e luan pas vetëm 13 ditësh.
Shumë lojtarë kanë humbur Botërorin për shkak të dëmtimeve në javët e fundit. Për herë të parë Botërori i futbollit organizohet në mes të kampionateve në Evropë.