Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadio Mane mungon në Botëror

Ylli i Bayernit, Sadio Mane, do të mungoi në Botërorin e futbollit, Katari 2022.

Kjo është bërë e ditur të enjten mbrëma nga Daily Mail dhe goal.com.

Mane është lënduar pak javë më parë, ndërsa te Senegali kanë shpresuar që ai do të shërohet me kohë për Botërorin që nis të dielën.

Por të enjten mbrëma, sipas mediave të fuqishme, është konfirmuar se Mane nuk do të shërohet me kohë.

Kjo është goditje e madhe për Senegalin dhe gjithë futbollin afrikan. Pritjet kanë qenë të mëdha në gjithë Afrikën nga paraqitja e Manes në Botërorin e këtij viti.

Artikuj të ngjashëm