Sulmuesi Sadio Mane është ende në Munich duke u rikuperuar nga lëndimi, ndërsa Përfaqësuesja e Senegalit po përgatitet për ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ka thënë një burim i federatës së futbollit senegalez.
Ylli i Bayernit, Mane nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së enjtes të Senegalit për shkak të lëndimit që e pësoi më herët këtë muaj në ndeshjen e Bundesligës kundër Werder Bremenit. Senegali e luan të hënën ndeshjen e parë në turneun e Katarit, i cili nis të dielën.
Përballet me Holandën në kuadër të Grupit A, të cilin e përbëjnë edhe Katari e Ekuadori. Gjendja fizike e Manes ka qenë shqetësim i madh për Senegalin, i cili triumfoi në Kupën e Afrikës në shkurt të këtij viti.
30-vjeçari ishte më i merituari për këtë sukses të Senegalit.