Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mane ftohet nga Senegali për Botëror

Sadio Mane

Foto: Associated Press

Sulmuesi i Al-Nassrit, Sadio Mane, është përfshirë në listën me 28 futbollistë të Senegalit për Kupën e Botës 2026. 

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Bayern Munichut ishte ftuar nga Senegali edhe në Botërorin 2022 në Katar. Por, mungoi në atë turne për shkak të lëndimit në gju. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mane ishte në mesin e lojtarëve që qëndroi në fushë në janar, në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, kur Maroku fitoi penallti në kohën shtesë. 

34-vjeçari kërkoi nga lojtarët, që kishin dalë nga fusha në shenjë proteste, të ktheheshin e ta përfundonin ndeshjen. 

Senegali fitoi falë golit të Pape Gueyes në vazhdime. 

Megjithatë, më vonë, Konfederata e Futbollit të Afrikës më vonë deklaroi se Maroku është fitues i turneut, pasi lojtarët e Senegalit kishin dalë jashtë fushës. 

Mane do të jetë në sulm bashkë me Nicolas Jacksonin, Iliman Ndiayen dhe Ismaila Sarrin. 

Përzgjedhësi Pape Thiaë po ashtu e ka ftuar Idrissa Gueyen, Habib Diarran dhe Pape Matar Sarr. 
Thiaw duhet që t’i largojë dy lojtarë deri më 2 qershor, për ta kompletuar listën e 26 futbollistëve. 
Senegali e nis Botërorin ndaj Francës më 16 qershor, ndërsa luan edhe me Norvegjinë më 22 qershor dhe Irakun më 26 qershor. 

Botërori 2026 nis më 11 qershor dhe mbaron më 19 korrik.