Sadio Mane është përfshirë në ekipin e Senegalit për Kampionatin Botëror të premten, tri ditë pasi pësoi lëndim duke luajtur për Bayernin dhe pjesëmarrja e tij në turneun e Katarit ishte në dyshim.
Përzgjedhësi Aliou Cisse në listën e tij të publikuar prej 26 futbollistëve, e ka futur edhe emrin e Sadio Manes, i cili është ylli kryesor i ekipit.
Mane u dëmtua ditë më parë dhe te Bayerni kanë njoftuar se sulmuesi nuk do të luajë në ndeshjen e këtij vikendi kundër Schalkes në kuadër të Bundesligës.
Senegali ndeshjen e parë në Botëror, e luan më 21 nëntor kundër Spanjës, që do të thotë se Mane ka në dispozicion vetëm edhe dhjetë ditë për t’u rikuperuar.
Senegali bën pjesë në Grupin A, ku janë edhe Katari e Ekuadori.