Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senegali e eliminon Katarin nga Botërori

Përfaqësuesja e Katarit ka pësuar humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Katari, të premten u mposht nga Senegali me rezultatin 2:0 në kuadër të Grupit A.

Me këtë humbje, Katari u eliminua nga Kupa e Botës edhe pse ka edhe një ndeshje për ta luajtur në fazën e grupeve.

Pas dy ndeshjeve nuk e ka asnjë pikë, pasi edhe në duelin e parë u mposht nga Ekuadori me rezultatin 2:0. Në anën tjetër, për Senegalin kjo ishte fitorja e parë në këtë turne pas disfatës që e pësoi ditë më parë nga Holanda 2:0.

Senegali golin e parë të ndeshjes e shënoi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 41-të, Boulaye Dia përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Katarit për të zhbllokuar rezultatin. Në pjesën e dytë, Senegali shënoi edhe dy gola tjerë. Famara Diuedhiuo në minutën e 48-të dhe Bamba Dieng në të 84-tën, realizuan për rezultatin final të ndeshjes.

Ndërkohë, golin e nderit për Katarin, e shënoi Mohammed Muntari në minutën e 78-të me kokë.

Për Katarin, që debuton në Botëror, ky ishte edhe goli i parë në këtë turne të madh futbolli.


Senegali ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Katarit për ta kthyer epërsinë prej dy golave që e kishte më herët.

Golin e tretë për Senegalin ndaj Katarit, e shënoi Bamba Dieng.

Ai shënoi në minutën e 84-të nga afërsia pas harkimit që e mori nga krahu.


Katari ngushton epërsinë e Senegalit 

Futbollistët e Katarit kanë shënuar gol në duelin kundër Senegalin, ku rezultati aktual është 2:1 në favor të senegalezëve.

Rezultatin për Katarin në këtë ndeshje të Grupit A, e ngushtoi rezervisti Mohammed Muntari.

Ai shënoi në minutën e 78-të me kokë.

Për Katarin, ky është edhe goli i parë në Kampionatin Botëror.


Senegali dyfishon epërsinë

Përfaqësuesja e Senegalit po shkon drejt fitores së parë në Kupën e Botës.

Me të filluar pjesa e dytë kundër Katarit, Senegali ka dyfishuar epërsinë.

Golin e dytë për Senegalin, e shënoi Famara Diedhiou në minutën e 48-të.

Ndeshja mes Katarit dhe Senegalit, i takon Grupit A.


Senegali në epërsi pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Katarit dhe Senegalit, që i takon xhiros së dytë të Grupit A.

Pas 45 minutave, rezultati është 1:0 në favor të Senegalit.

Golin e vetëm në këtë pjesë dhe që i dha epërsinë Senegalit, e shënoi sulmuesi Boulaye Dia në minutën e 41-të.

Dia përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Katarit në zonë për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.


Senegali në avantazh ndaj Katarit 

Përfaqësuesja e Senegalit ka kaluar në epërsi ndaj Katarit në ndeshjen e Grupit A që po zhvillohet në “Al Thumama Stadium”.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 41-të kur Boulaye Dia shënoi përtoke nga afërsia.

Ai shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit të Katarit, i cili nuk arriti ta largoj topin si duhet.

Për Senegalin, ky është edhe goli i parë në këtë Botëror.

Artikuj të ngjashëm