Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda thyen me vështirësi Senegalin

Përfaqësuesja e Holandës edhe pse ka dominuar, ka vuajtur shumë për ta mposhtur Senegalin në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Duelin e Grupit A, që u zhvillua të hënën, Holanda e fitoi me rezultatin minimal 2:0. Të dy golat, Holanda i shënoi në minutat e fundit të ndeshjes. Cody Gapko dhe Davy Classen, shënuan për t’ia siguruar Holandës fitoren në ndeshjen e parë të Botërorit “Katari 2022”.

Pjesa e parë, u mbyll pa gola edhe pse Holanda pati disa raste shënimi, por nuk arriti ta thyente mbrojtjen e çeliktë të Senegalit. Rezultati u zhbllokua në minutën e 84-të, kur Cody Gakpo i dha epërsinë Holandës. Sulmuesi i krahut, shënoi me kokë pas harkimit të Frenkie De Jongut. Golin e dytë për ta vulosur fitoren e Holandës, e realizoi rezervisti Klaassen. Ai shënoi në minutën e nëntë të kohës shtesë, 20-të minuta pasi u inkuadrua në ndeshje në vend të Steven Bergwijnit. Ndeshjen e radhës, Holanda e luan të premten kundër Ekuadorit, i cili në duelin e parë triumfoi ndaj Katarit.

Ndërkohë, Katari do të përballet me Senegalin, i cili në këtë Botëror është pa yllin kryesor, sulmuesin Sadio Mane që nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi.


Pas tentimeve të shumta, Përfaqësuesja e Holandës ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Senegalit. Golin e epërsisë për Holandën, e ka shënuar sulmuesi i krahut, Codu Gakpo. Gakpo shënoi me kokë në minutën e 84-të pas harkimit të Frenkie De Jongut për rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takon Grupit A të Kupës së Botës.


Është mbyllur pa gola, pjesa e parë ndërmjet Holandës dhe Senegalit. Kjo ndeshje po luhet të hënën dhe i takon Grupit A të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Gjatë 45 minutave të parë, të dy ekipet u përpoqën të zhbllokojnë rezultatin, por nuk ia dolën mbanë.

Te Senegali po vërehet mungesa e Sadio Manes, ndërsa në anën tjetër, Holanda po paraqitet pa sulmuesin Memphis Depay.

Edhe Holanda fiton grupin, Katari përshëndetet me tri humbje Sport Holanda fiton grupin, Katari përshëndetet me tri humbje

Ka filluar ndeshja e Grupit A të Botërorit 2022 në Katar mes Senegalit e Holanda.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Al Thumama”.