Holanda dhe Ekuadori kanë marrë nga një pikë nga ndeshja e dytë e fazës grupore.
Holandezët e ekuadorianët të premten kanë barazuar 1:1, në ndeshjen që i takoi Grupit A dhe u zhvillua në “Khalifa International Stadium”.
Cody Gakpo që në minutën e gjashtë shënoi gol për Holandën dhe u mendua se “tulipanët” do të marrin pikë të plota e të lehta.
Por, me të nisur pjesa e dytë, Enner Valencia barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të takimit.
Sulmuesi i Fenerbahçes e shënoi golin e tretë të turneut në Katar, në minutën e 49-të.
Edhe
Holanda fiton grupin, Katari përshëndetet me tri humbje
Holanda dhe Ekuadori kanë nga katër pikë.
I treti është Senegali me tri pikë, ndërsa nikoqiri i Botërorit, Katari, është i fundit pa pikë.
Ndeshjen e fundit Holanda e zhvillon kundër Katarit, kurse Ekuadori luan me Senegalin.
Ekuadori ka barazuar rezultatin ndaj Holandës me të filluar pjesa e dytë. Golin e barazimit për Ekuadorin që ishte në disavantazh pas pjesës së parë, e shënoi sulmuesi Enner Valencia. Ai shënoi në minutën e 49-të, pasi përfitoi nga topi i kthyer nga portieri holandezi që priti tentimin e Pervis Estupinianit. Rezultati aktual është 1:1.
Holanda po avancon ndaj Ekuadorit pas pjesës së parë
Përfaqësuesja e Holandës është në epërsi ndaj Ekuadorit pas pjesës së parë, në ndeshjen e Grupit A që po zhvillohet në “Khalifa International Stadium”.
Rezultati është 1:0 në favor të Holandës pas 45 minutave të parë. Golin e vetëm në këtë pjesë, e shënoi sulmuesi i krahut, Cody Gakpo. Ai realizoi në minutën e gjashtë pas asistimit të Davy Klaassenit.
Ekuadori arriti të shënojë gol në minutën e tretë të kohës shtesë me anë të Pervis Estupinianit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Gakpo me supergol ndaj Ekuadorit
Cody Gakpo ka shënuar supergol për Holandën që ka kaluar në epërsi ndaj Ekuadorit.
Edhe
Ekuadori e Senegali luajnë ndeshje vendimtare
Gakpo në minutën e gjashtë të ndeshjes nga një distancë e largët, gjuajti fuqishëm me të majtën dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Gakpo është pjesë e PSV Eindhovenit në Holandë.
Ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit i takon Grupit A.
Kliko KËTU për ta parë golin
Ka nisur ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit, e vlefshme për Grupin A të Kupës së Botës.
Të dyja ekipet fituan ndeshjet e para.
Në këtë grup, Katari është eliminuar, ndërsa Senegali ka tri pikë.
Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes Holanda – Ekuadori.
Holanda synon fitoren e dytë nga dy ndeshjet e para të Grupit A, njësoj si Ekuadori.
Edhe
Dueli i sulmuesve veçon përballjen e Holandës me Ekuadorin
Të dyja përfaqësueset i fituan 2:0 ndeshjet e para.
Holandezët mposhtën senegalezët, kurse ekuadorianët fituan përballë skuadrës nikoqire, Katarit.
