Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda fiton grupin, Katari përshëndetet me tri humbje

Holanda nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e fundit në grup në Kupën e Botës. Të martën pasdite, Holanda fitoi 2:0 ndaj nikoqirit, Katarit.

Me fitore, Holanda e Louis van Gaalit, ka siguruar vendin e parë në grupin A. Ka mbledhur shtatë pikë në tri ndeshje dhe në një të tetën e finales do të paraqitet me vetëbesim të rritur.

Cody Gakpo shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 26-të. Ndërkohë për 2:0 realizoi Frenkie de Jong në minutën e 49-të. Më pas “tulipanëve” iu anulua një gol për lojë me dorë.

Gakpo ka shënuar në të tri ndeshjet. Shënoi golin e parë në fitoren e vështirë, 2:0, ndaj Senegalit. Më pas shënoi për barazimin 1:1 me Ekuadorin.

Ndërkohë Katari ka hyrë në histori si përfaqësuesja më e dobët nikoqire në Kupën e Botës. Katari u bë nikoqiri i parë që humbi ndeshjen e parë të Botërorit. Dhe u bë nikoqiri i dytë që u ndal në fazën grupore të Kupës së Botës. Afrika e Jugut kishte dështuar të kaloi grupin në vitin 2010, por kishte mbledhur katër pikë. Katari ka humbur tri ndeshjet dhe ishte thuajse inferior në grupin A.

Edhe Holanda bën hap të madh drejt kualifikimit në Botëror Futboll Holanda bën hap të madh drejt kualifikimit në Botëror

Holanda në një të tetën e finales luan me të dytin e grupit B.


Holanda shënon golin e dytë

Holanda e ka shënuar golin e dytë ndaj Katarit.

Për 2:0 shënoi Frenkie de Jong në minutën e 49-të.

Goli i De Jongut


Holanda në epërsi pas pjesës së parë

Edhe Holanda fiton 7:0 dhe siguron vendin e parë në grup Sport Holanda fiton 7:0 dhe siguron vendin e parë në grup

Ashtu si pritej, Holanda po udhëheq ndaj Katarit në ndeshjen e tretë të fazës grupore. Holanda në pushim ka shkuar me epërsinë 1:0.

Gakpo shënoi golin e vetëm në minutën e 26-të.

Tulipanët veçse e kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër. 


Holanda në avantazh

Holanda ka kaluar në epërsi ndaj Katarit.

Edhe Holanda e Van Gaalit me gjasa të mira për kualifikim Sport Holanda e Van Gaalit me gjasa të mira për kualifikim

Për 1:0 ka shënuar Cody Gakpo në minutën e 26-të. Nikoqiri i Botërorit, Katari, tashmë është pa gjasa për avancim.

Goli i Holandës