Holanda ka shkëlqyer ndaj Vietnamit dhe ka siguruar vendin e parë në grup në Botërorin e futbollisteve që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re. Holanda fitoi 7:0 të martën në Dunedin të Zelandës së Re.
Në fazën nokaut kalon nga vendi i parë në Grupin E, me shtatë pikë. Vietnamo ka humbur të gjitha tri ndeshjet dhe eliminohet. Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Portugalia e SHBA-ja luajtën pa gola. SHBA-ja avancon nga pozita e dytë, ndërsa i ka pesë pikë.
Portugalia renditet e treta me katër pikë dhe nuk avancon në fazën nokaut.
Artikuj të ngjashëm