Përfaqësuesja e Holandës e ka mposhtur Portugalinë në ndeshjen e parë të Botërorit të futbollisteve.
Holandezet të dielën fituan me rezultatin 1:0 ndaj portugezeve, në ndeshjen e Grupit E. Golin e fitores e shënoi mbrojtësja Stephanie van der Gragt, në minutën e 13-të.
SHBA-ja dhe Holanda i prijnë Grupit E me nga tri pikë. Portugalia e Vietnami janë pa pikë.
Ndërkohë, ndeshja e Grupit F e zhvilluar të dielën ndërmjet Francës dhe Xhamajkës është mbyllur baras, pa gola.