Holanda ka shënuar fitoren e radhës në Grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Holandezët të enjten mbrëma mposhtën në udhëtim Poloninë me rezultatin 2:0.
Ishte ndeshja e 12-të pa humbje në ndeshjet e ndërsjella me Poloninë.
Me këtë fitore, Holanda kryeson grupin me 13 pikë, tri më shumë se Belgjika.
Cody Gakpo shënoi në minutën e 14-të pas asistimit të Denzel Dumfriesit, ndërsa pas një aksioni mirë të ndërtuar, pas një ore lojë realizoi Steven Bergëijn.
Ndeshjen e fundit dhe vendimtare për vendin e parë në grup, Holanda e luan kundër Belgjikës më 25 shtator.