Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Holanda fiton Grupin G, Polonia në plejof

HOLANDA

Holanda ka shënuar fitore shumë të thellë të hënën mbrëma dhe ka siguruar direkt kualifikimin në Kupën e Botës që vitin tjetër mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Holandezët mposhtën Lituaninë në shtëpi me rezultat 4:0.

Golat për holandezët i shënuan, Tijani Reijnders, Cody Gapko, Xavi Simos dhe Donyell Malen.

Holanda e fitoi Grupin G me 20 pikë, kurse në plejof do të paraqitet Polonia që përfundoi e dyta me 17 pikë.

Polakët të hënën mposhtën në udhëtim Maltën me rezultat 3:2.

Për Poloninë golat i realizuan Robert Lewandowski, Pawel Wszolek dhe Piotr Zielinski.

Edhe Mbyllet pa fitues ndeshja Poloni – Holandë Futboll 8 muaj më parë Mbyllet pa fitues ndeshja Poloni – Holandë

Për Maltën i realizuan golat Irvin Cardona dhe Teddy Teuma.

Finlanda doli e treta në grup me dhjetë pikë, kurse Malta në pozitën e katërt me pesë pikë.

Lituania e fundit me tri pikë.