Futboll

Holanda fiton 8:0 ndaj Maltës

Xavi Simons

Futbollistët e Holandës kanë shënuar fitore shumë të thellë të martën mbrëma Groningen. Holanda mposhti shumë thellë Maltën. E fitoi 8:0 ndeshjen që i takoi grupit G kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Nga dy gola shënuan Memphis Depay (9’ pen., 16’) dhe Donyell Malen (74’, 80’), kurse nga një gol realizuan Virgil van Dijk (20’), Xavi Simons, Noa Lang (78’) dhe Micky van de Ven (92’).

Për Holandën është fitorja e dytë. Ka fituar edhe ndaj Finlandës 2:0.