Pas barazimit 1:1 me Finlandën, Holanda është kthyer te fitorja në kualifikimet për Botërorin 2026.
Të dielën mbrëma në Kaunas, “tulipanët” fituan 3:2 ndaj Lituanisë. Fitorja ishte më e vështirë se që pritej.
Memphis Depay shënoi për 1:0 në të mirë të Holandës që në minutën e 11-të. Për 2:0 për holandezët shënoi Quinten Timber në minutën e 33-të.
Por Lituania ia doli të barazoi që në pjesën e parë.
Për 2:1 shënoi Gvidas Gineitis, kurse për 2:2 realizoi Edvinas Girdvainis.
Golin e fitores për Holandën e shënoi Memphis Depay në minutën e 64-t.
Goilanda i ka 10 pikë në Grupin G, ku janë edhe Polonia, Finlanda, Lituania e Malta. Lituania mbetet me tri pikë.