Pas barazimit 1:1 me Holandën të enjten, Përfaqësuesja e Polonisë është kthyer te fitorja në kualifikimet e Botërorit 2026.
Polonia të dielën mbrëma fitoi 3:1 ndaj Finlandës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMatty Cash shënoi për 1:0 në minutën e 27-të. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Robert Lewandowski, e shënoi golin e dytë.
Lewandowski asistoi edhe te goli i tretë të cilin e realizoi Jakub Kaminski në minutën e 55-të.
Golin e vetëm të Finlandës e shënoi Benjamin Kallman në minutën e 88-të.
Polonia dhe Finlanda janë në Grupin G së bashku edhe me Lituaninë, Holandën dhe Maltën.