Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

SHBA-ja barazon me Holandën

Futbollistet e SHBA-së, nuk kanë arritur më shumë se një barazim kundër Holandës në Kampionatin Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re. Në derbin e Grupit E, të luajtur të enjten në Wellington, rezultati ishte 1:1.

Në fakt, Holanda kaloi e para në epërsi në pjesën e parë, ndërsa SHBA-ja reagoi në të dytën për të barazuar shifrat. Me këtë barazim, SHBA-ja dhe Holanda, ndajnë dy pozitat e para në grup me nga 4 pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të luajtura në fazën e grupeve.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia triumfoi 2:0 ndaj Vietnamit, për ta shënuar fitoren e parë në këtë Botëror. Tani, Portugalia ka tri pikë kurse Vietnami mbetet i fundit të tabelë pa pikë.