Sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane do të humbasë “ndeshjet e para” të ekipit të tij në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi në këmbë, tha të martën një anëtar i bordit të federatës së futbollit të Senegalit.
Abdoulaye Sow tha se Senegali do të duhet të luajë pa lojtarin e tij më të mirë për fillimin e turneut dhe “të mos ankohet shumë”.
“Ne do të duhet të mbështetemi në luajtjen e ndeshjeve të para pa Sadion dhe të fitojmë pa Sadio sepse kemi 25 lojtarë përveç Sadios”, tha Sow.
“Askush nuk do ta kishte dashur atë, por kjo është ajo që na ka ndodhur”.
Sow nuk specifikoi se sa ndeshje pritet të humbasë Mane dhe nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Fedearata e Futbollit të Senegalit apo Bayern Munichu, ekip ku luan sulmuesi.