Lionel Scaloni do të mbetet seleksionuesi i Argjentinës deri pas Botërorit 2026, raportojnë mediumet argjentinase.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Chiqui Tapia, ka njoftuar këtë të martën mbrëma pas fitores 3:0 të Argjentinës në miqësoren ndaj Xhamajkës.
“Ne vazhdojmë të qëndrojmë me këtë projekt gjithëpërfshirës të përfaqësueses”, ka thënë Tapia.
Scaloni 44-vjeçar ka zëvendësuar Jorge Sampaolin pas Botërorit 2018 në Rusi, ku Argjentina u eliminua në 1/8 e finales nga Franca.
Argjentina vitin e kaluar fitoi Copa American për herë të parë që nga viti 1993. Është në një seri prej 35 ndeshjeve pa humbje. Seria ka nisur që nga viti 2019.