Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Scaloni konfirmohet në krye të Argjentinës

Lionel Scaloni

Lionel Scaloni do ta vazhdojë punën e tij si trajner i Përfaqësueses së Argjentinës. Federata e Futbollit të Argjentinës ka njoftuar të hënën se Scaloni ka firmosur kontratën për të qenë në krye të ekipit argjentinas deri në vitin 2026.

Vazhdimi i bashkëpunimit me Scalonin, vjen gati dy muaj pasi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin “Katari 2022”.

Për Argjentinën, ky ishte titulli i parë i botës prej vitit 1986, ndërsa i treti në total. Scaloni 44-vjeçar është emëruar selektor i Argjentinës në vitin 2018, ndërsa krahas titullit të botës, e ka fituar edhe Copa American në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm